Bagnaia triumfon në Malajzi dhe shtyn për në garën e fundit titullin kampion në MotoGP

3 Nëntor 2024
9:59
Telesport
back button

Piloti italian i Ducati, Francesco Bagnaia, fitoi paraditen e sotme garën e Çmimit të Madh të Malajzisë në MotoGP, zhvilluar në pistën e Sepang. Një garë e dominuar nga kampioni i botës në fuqi, që shtyu për në garën e fundit fatin e titullit për pilotë.

Kryesuesi i botërorit, spanjolli Jorge Martin me Ducati Dramac, u klasifikua i dyti dhe tashmë ka 24 pikë avantazh ndaj Bagnaia. Ndaj, gjithcka do të vendoset më 17 nëntor në Barcelona, kur pas dy javësh do të zhvillohet gara e fundit sezonale.

Bagnaia nuk kishte mundësi tjetër për të shpresuar ende te titulli veç fitores dhe ia doli mbanë. Nga ana tjetër, Martin nuk rrezikoi dhe u mjaftua me vendin e dytë, duke kontrolluar rivalët. Në vendin e tretë u rendit italiani tjetër Enea Bastianini me Ducati.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit