Piloti italian i Ducati, Francesco Bagnaia, fitoi sot garën e Cmimit të Madh të Tajlandës në MotoGP, zhvilluar në pistën e Buriran. Një garë e zhvilluar në një pistë të lagur, aty ku kampioni i botës në fuqi tregoi gjithë klasin e tij.
Në vendin. Dytë u rendit spanjolli i Ducati Pramac, Jorge Martin, që mbron kreun e renditjes edhe pse tashmë diferenca mes tij e Bagnaia është reduktuar në 17 pikë, ndërkohë që kanë mbetur edhe dy gara nga përfundimi i botërorit.
Në vendin e tretë u rendit spanjolli Pedro Acosta, por të gjithë rivalët e mbyllën garën të shkëputur nga fituesi. Për t’u theksuar rrëzimi i Marc Marquez, që ndodhej i dyti, duke “ndihmuar” disi Martin të mos humbiste shumë pikë karshi Bagnaia.