Bajrami: Dhamë maksimumin, tani të mendojmë për Kroacinë

15 Qershor 2024
23:25
Alfred Lleshi
back button

Emri i tij do të mbahet mend gjatë në Kampionatet Europiane, derisa dikush tjetër të shënojë gol më shpejt se 23 sekonda lojë në një ndeshje të këtij kompeticioni. Nedim Bajrami bëri me zemër 60 milionë italianë, sikurse lumturoi një komb të tërë, atë kuqezi.

Më pas erdhi përmbysja axurre, me dy gola të Bastoni dhe Barella, duke e humbur ndeshjen e parë në finalet e “Euro 2024” me rezultatin 2-1. Pas kësaj disfate, numri 10 kuqezi tha:

“E dinim që Italia është një skuadër shumë e fortë, por dhamë të gjithë maksimumin. Është arritje e madhe që jemi këtu, do të vazhdojmë të luftojmë për çdo top edhe në ndeshjet e radhës.
Dhamë maksimumin, por tani duhet të nisim të mendojmë shpejt për ndeshjen e radhës ndaj Kroacisë, pasi nuk kemi kohë.

Rasti i humbur nga Manaj në fund? Asllani i dha një top perfekt dhe Manaj e mori shumë mirë, por ky është futbolli. Ne duhet të luftojmë për çdo rast dhe të bëjmë maksimumin”.

Mund të jetë një imazh i 7 persona, persona që luajnë futboll, njerëz që luajnë futboll, turmë dhe teksti

Lajme të tjera

Lajmet e fundit