Ballack sponsorizon yllin e Leverkusenit: Padyshim mund të luajë te Real Madridi

22 Maj 2024
12:40
Alfred Lleshi
back button

Është nata e finales së Ligës së Europës. Atalanta mund të bëjë histori. Në Dublin, skuadra e Gian Piero Gasperinit do të sfidojë Bayer Leverkusen për të fituar këtë trofe kontinental. Një sfidë shumë e rëndësishme, e ndjerë për një ekip të aftë për të arritur objektiva të mëdha në Itali dhe që mund ta dëshmojë veten edhe në Evropë.

Megjithatë, bergamaskët do të përballen me një ekip të Bayer Leverkusen, që nuk ka humbur ende asnjë ndeshje këtë sezon dhe është i freskët nga fitimi i titullit kampion të Bundesligës, si dhe do të luajë finalen e Kupës së Gjermanisë.

Florian Wirtz do t’i udhëheqë kuqezinjtë e Xabi Alonso. Mesfushori sulmues gjerman, i lindur në vitin 2003, ishte forca lëvizëse e skuadrës, duke bërë gjithsej 57 paraqitje në gara të ndryshme, shënuar 18 gola dhe dhënë 20 asistime. Shifra marramendëse për një lojtar, nga i cili i kanë hedhur sytë disa gjigantë të Europës.

Një vlerësim i rëndësishëm për të mbërriti edhe nga dikush që shkroi faqe të rëndësishme në historinë e futbollit gjerman si Michael Ballack. Ish-sulmuesi, duke folur për “Bild”, tha se lojtari gjerman është gati të luajë për një klub të madh si Real Madrid:

“Wirtz është gati të luajë me klubet më të mëdha në Europë. Përsa iu përket aftësive futbollistike, Wirtz padyshim mund të luajë edhe me Real Madridin. Do të kishte suksesin e Jude Bellingham, pas transferimit të tij nga BVB. Kur luan me lojtarë edhe më të mirë, përmirësohesh më shumë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit