Ballkaniada U-20, kuqezinjtë shpallen nënkampionë në beachvolley

23 Korrik 2019
12:16
Telesport
back button

Dyshja kuqezi e përbërë nga volejbollistët Gesti Kapedani dhe Muharrem Deliu, janë shpallur nënkampionë të Ballkanit në përfundim të Kampionatit Ballkanik U-20 të Beachvolley, turne që u zhvillua në Prishtinë. Në këtë event morën pjesë dy çifte nga Shqipëria për djem dhe të dy u kualifikuan në fazën gjysmëfinale.

Madje në gjysmëfinale u përballën mes tyre pikërisht dy çiftet shqiptare, ku Kapedani/Deliu fitoi 2-1 ndaj dyshes tjetër kuqezi e përbërë nga Redi Bakiri-Leonardo Doda.

Ndërsa në finale, dyshja shqiptare u mund 2-0 nga rivalët rumunë, që u shpallën kampionë të Ballkanit në këtë kategori. Gjithsesi, vendi i dytë në këtë turne është një rezultat pozitiv për volejbollin shqiptar të plazhit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit