Ballkanit nuk i del mrekullia, ja të gjitha verdiktet e Conference League: të kualifikuarat, playoff dhe të zbriturat nga Europa League

14 Dhjetor 2023
23:15
Telesport
back button

Pasi kanë përfunduar 90 minutat e fundit të fazës së grupeve, Liga e Konferencës i njeh skuadrat e kualifikuara si në play-off ashtu edhe direkt në raundin e 16-të. Këto janë tetë skuadrat që mungojnë në play-off falë vendit të parë në grupin e tyre. Këto skuadra do të kthehen në fushë më 7 dhe 14 mars 2024 dhe do të njihen me kundërshtarin e tyre më 23 shkurt:

8 EKIPET E KUALIFIKUARA PER 1/16-tat
Lille (Francë)
Maccabi Tel Aviv (Izrael)
Viktoria Plzen (Republika Çeke)
Club Brugge (Belgjikë)
Aston Villa (Angli)
Fiorentina (Itali)
PAOK (Greqi)

Këto janë 16 skuadrat që do të luajnë në play-off. Çiftet do të zhvillohen të hënën më 18 dhjetor me shortin në Nyon. Skuadrat e zbritura nga Europa League ndeshjen e parë do ta luajnë në shtëpi:

8 KUALFIKUARA PËR PLAYOFF
Slovan Bratislava (Sllovaki)
Gent (Belgjikë)
Dinamo Zagreb (Kroaci)
Bodo/Glimt (Norvegji)
Legia Varshavë (Poloni)
Ferencvaros (Hungari)
Eintracht Frankfurt (Gjermani)
Ludogorets (Bullgari)

8 të zbritur nga EUROPA LEAGUE
Olympiacos (Greqi)
Ajax (Hollandë)
Betis (Spanjë)
Sturm Graz (Austri)
Royale Union Saint-Gilloise (Belgjikë)
Maccabi Haifa (Izrael)
Servette (Zvicër)
Molde (Norvegji)

Këto janë 8 skuadrat që, duke përfunduar të fundit në grupin e tyre të Konferencës së Ligës, tashmë i thonë lamtumirë Europes:

8 ELMINUARA
Klaksvik (Ishujt Faroe)
Breidablik (Islandë)
Ballkani (Kosovë)
Lugano (Zvicër)
Zrinjski Mostar (Bosnjë)
Cukaricki (Serbi)
HJK Helsinki (Finlandë)
Spartak Trnava (Sllovaki)

Ne Conference League, Ballkani nuk arrin të bëjë mrekullinë në Zagreb përballë Dinamos dhe e mbyll në vendin e fundit me katër pikë fazën e grupeve të Conference League.

Në stadiumin “Maksimir” kampionët ne Kosovës u mbajtën mirë për pjesën më të madhe të kohës, duke shpresuar se mund të bënin befasinë në këtë transfertë, por ëndrra për kualifikim u venit brenda pak minutash në pjesën e dytë (69’, 72’, 76’), duke pësuar tre gola.

Në pjesëmarrjen e dytë radhazi në Conference League skuadra e Ilir Dajës ndalet që në fazën e grupeve, me gjithë dëshirën e madhe që shfaqi në gjashtë ndeshjet e kësaj faze për të bërë një hap më cilësor në kupat e Europës.

Në takimin tjetër të Grupit C, Victoria Plzen mposhti me të njëjtin rezultat 3-0 Astanën, me këtë të fundit që ia merr vendin e tretë Ballkanit falë rezultateve në ndeshjet e drejtpërdrejta.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit