Balotelli hyn në “Big Brother Vip” dhe sulmon banorët me fjalë banale. Shpërthejnë polemikat në rrjetet sociale

24 Tetor 2020
12:33
Alfred Lleshi
back button

Mario Balotelli “bëri gol” në “Big Brother Vip” (Grande Fratello Vip). Atij i duheshin vetëm disa fraza ironike dhe nja dy shaka me “piper” për të ndezur polemikat në rrjetet sociale. Iu desh pak për të folur për veten e tij, siç mund të bëjë vetëm ai. Nga fusha te kamerat e GF, Mario ishte “super” edhe në TV. Ai hyri në shtëpinë e famshme për të përshëndetur vëllain e tij, Enock, dhe përfundoi duke i kërkuar falje Alfonso Signorini dhe të gjithë audiencës së lidhur drejtpërdrejt për disa fraza të papërshtatshme. Mbi të gjitha, u diskutua ajo që i drejtohej Dayane Mello, një tjetër konkurente e programit, e pyetur për hyrjen e mundshme të Balotellit në shtëpi.

Takimi midis Balotellit dhe vëllait të tij nisi me një të qeshur të mirë nga Enock, i cili nuk priste që Mario të shkonte aty. Pastaj, këtu filloi hapi i parë, gjysmë i gabuar i ish-interistit: “Nëse më mungon? Ka**n… A thatë që unë jam këmba juaj e djathtë? Unë mendova atë të mesmen”.  Fjalë që kërkojnë “pullë të kuqe”, sigurisht pa filtra dhe para miliona shikuesve. Por Balo e “tejkaloi” veten pak më vonë. Dayane Mello pranon se e dëshiron sulmuesin në shtëpi, teksa Mario i përgjigjet: “Ajo më dëshiron mua atje, pastaj do të thotë: Mjaft, mjaft…; më dhemb”.

Një frazë që i shpëtoi në fillim Signorini, i cili më pas i kërkoi Balotellit të kërkojë falje. “Alfonso, unë mund të kërkoj falje kur të duash, por të betohem se nuk e di se çfarë shakaje është. Më vjen keq Dayane, nëse të kam ofenduar në ndonjë mënyrë. Ti e di që të dua”, – e mbylli Balotelli, por stuhia në rrjetet sociale ishte ngritur tashmë. Edhe Selvaggia Lucarelli, gjithashtu, u shpreh lidhur me polemikën dhe e përcaktoi atë si “jonjerëzore”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit