Balotelli zgjedh klubin e ardhshëm, Raiola vihet në lëvizje

2 Qershor 2020
21:37
Denis Hakanaj
back button

Mario Balotelli është gjithmonë e më larg Brescia-s.

Pas shumë zërave në lidhje me mungesat e lojtarit në seancat stërvitore dhe takimit që nuk është zhvilluar me presidentin Cellino, palët duket se kanë vendosur të ndahen.

Pavarësisht se Brescia kërkon ta mbajë sulmuesin për pjesën e fundit të sezonit, duket se Super Mario nuk është dakord. Në mendjen e Balotelli-t është Amerika, MLS më saktë.

Në fakt, sipas Corriere della Sera, qendërsulmuesika përfunduar në shënjestrën e La Galaxy, ish-klubi i Ibrahimovic-it.

Menaxheri i Balotelli-t, Mino Raiola, duket se ka marrë një telefonatë nga klubi amerikan dhe është vënë në lëvizje për zgjidhjen e kontratës me Brescia-n.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit