Barazim pa gola, nuk ka fitues mes Laçit dhe Tiranës

19 Gusht 2024
19:13
Telesport
back button

Tirana nuk ka arritur të shkojë më larg se një barazim pa gola në ndeshjen hapëse të kampionatit të luajtur në fushën e Laçi-t.

Pas një pjese të parë pa shumë emocione, dy skuadrat kanë qenë më të rrezikshme në pjesën e dytë, por pa gjetur golin.

Vendasit e kanë mbyllur ndeshjen me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të marrë nga Melo në minutat e fundit.

Laçi mbetet “macja e zezë” e Tiranës, me bardheblutë që nuk kanë arritur të marrin asnjë fitore në ndeshjet e sezonit të kaluar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit