Pas përfundimit të një prej ndeshjeve më të çmendura ndonjëherë, Inter-Juventus 4-4, ish-ylli i bardhezinjve, Alessandro Del Piero foli nga studiot e “Sky Sport”. Së andejmi ndau përshtypjet e tij për shfaqjen spektakolare në “San Siro”:
“A prisja që Juventusi ta kthente rezultatin? Jo. Pas 4-2, Interi u shfaq fuqishëm, pati më shumë se një ose dy mundësi për ta dërguar avantazhin në 5-2. Mendoj se kjo duhet të jetë e keqardhja më e madhe e Interit.
Di Gregorio bëri heroin, më pas disa topa kaluan jashtë shtyllave. Në një ndeshje që dukej si duel boksi, Juventusi gjeti forca për të shënuar dy gola dhe barazuar rezultatin. Yildiz? Ne kemi nevojë për lojtarë të tillë. Conceicao ishte më i miri në fushë, për mendimin tim”.