Barazoi rekordin e Man.City, Klopp: “Nuk e mendoja kurrë, s’më besohet!”

24 Shkurt 2020
23:59
back button

Jurgen Klopp dhe i gjithë Liverpool nuk mund ta besojë! Të kuqtë, tashmë imponueshëm në garën me veten e tyre për titullin kampion në Premier League me plot 22 pikë diferencë nga vendi i dytë, kanë barazuar rekordin e ndjekësve, atë të kampionëve në fuqi të Anglisë, Manchester City.

Skuadra e drejtuar nga trajneri gjerman Klopp, ka fituar këtë të hënë me rezultatin 3-2 ndaj West Ham, duke konsoliduar pozitat si kryesues gati i paarritshëm në Premier League. Liverpool ka barazuar gjithashtu rekordin e vendosur nga “Qytetarët” në sezonin 2017-2018, atë të serisë më të gjatë të fitoreve të njëpasnjëshme.

“Më pëlqeu mënyra se si e nisëm lojën. Shënuam një gol të parë të bukur, por më pas çaluam, duke i dhënë kundërshtarit një ndjesi të mirë. Pasi ata shënuan golin e dytë, atëherë na u rikthyen këmbët”.

:Në fakt, të gjithë golat që shënuam ishin të çuditshëm. Golin më të mirë që shënuam na e anulluan për pozicion jashtë loje të Sadio Mane. Na u desh ta shtrydhnim sot për të marrë 3 pikët. Ishte shumë speciale”.

“Nuk e mendoja kurrë se ai rekord i fitoreve në radhë të Manchester City mund të barazohej, apo të thyhej. Ne ja dolëm dhe nuk mund ta besoj që ka ndodhur”.

“Kur sheh Manchester City të luaj, kupton se është ajo skuadër në botë që mund të fitojë të gjitha ndeshjet e mbetura. Ndaj ne duhet të vazhdojmë të fitojmë. Ne duhet të jemi gati dhe përballë kemi një ndeshje ndaj Watford”, deklaroi Jurgen Klopp.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit