Barça, Ansu Fati me valixhen në dorë: ka dy pengesa për transferimin e tij

10 Gusht 2024
15:29
Denis Hakanaj
back button

Pas blerjes së Dani Olmos, edhe Barcelona duhet të mendojë për reduktimin e numrit të lojtarëve në skuadër.

Një repart që sigurisht duhet të lehtësohet është ai sulmues, me Ansu Fati në mesin e lojtarëve që nuk përfshihen në planet e trajnerit Flick për sezonin që do të fillojë dhe që duhet të gjejnë një pozicion të ri së shpejti.

Megjithatë, nuk është aq e lehtë të gjendet një ekip për një lojtar që deri pak vite më parë, dukej si një yll në rritje i dalë nga Cantera.

Siç raporton Sport, ka mjaft çështje që largojnë çdo klub të interesuar për sulmuesin e majtë të lindur në vitin 2002.

Para së gjithash, te Barça merr një rrogë të lartë (të cilën nuk është rastësi që katalanasit duan ta heqin qafe).

Megjithatë, nuk ka klube gati për ta marrë atë dhe as klubi i Laporta-s nuk ka ndërmend të paguajë një pjesë të tij në rast shitjeje.

Më tej, futbollisti u rikthye nga turneu amerikan me një dëmtim: një tjetër në karrierën e deritanishme të kushtëzuar nga shumë probleme fizike.

Prandaj, situata e Ansu Fatit është e komplikuar, duke u kthyer nga një vit që sigurisht nuk ka kontribuar në zgjimin e interesit të klubeve të tjerë.

Në fakt, sezonin e kaluar ai luajti i huazuar te Brighton dhe nën drejtimin e De Zerbit nuk shkëlqeu.

Ai luajti vetëm 27 ndeshje për Brighton, duke shënuar 4 gola.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit