Barça fiton dhe bind ndaj Osasuna-s, Messi nderon Diego-n me një gjest drithërues

29 Nëntor 2020
16:02
Denis Hakanaj
back button

Barcelona është kthyer te fitorja në La Liga.

Katalanasit kanë mundur 4-0 Osasuna-n në javën e 11-të dhe janë ngjitur në vendin e shtatë të renditjes me 14 pikë, vetëm tre larg Real-it të vendit të katërt, me madrilenët që kanë luajtur një ndeshje më shumë.

Skuadra e Koeman i ka siguruar tri pikët që në pjesën e parë, e mbyllur në avantazh 2-0 falë golave të Braithëaite (29′) dhe Griezmann (42′).

Coutinho (57′) dhe Messi (73′) kanë shënuar dy tjerët.

Pleshti ka kompletuar pokerin e ekipit të tij me një gol magjik dhe më pas ka zbuluar fanellën e Neëell’s old Boys të veshur në nder të Diego Armando Maradona-s.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit