Barça heq dorë nga Gundogan, mesfushori duhet të zgjedhë mes tre skuadrave

19 Gusht 2024
15:33
Denis Hakanaj
back button

Gundogan te Barça tani është një pikëpyetje.

Klubi Blaugrana, sipas shkruan Sport, thuhet se është në negociata me Al Nassr, siç konfirmohet nga media arabe ‘365scores arabic’.

Barça do të ishte e hapur ndaj mundësisë së shitjes së mesfushorit në Arabi.

Gundogan, pasi foli me Hansi Flick, ka dyshime për vazhdimësinë e tij duke qenë se nuk do të jetë titullar në projektin e trajnerit dhe tani është gati të analizojë propozimet për të vazhduar karrierën diku tjetër.

Futbollisti gjerman do të kishte shqyrtuar mundësinë e rikthimit në Manchester City dhe ka në tryezë një propozim nga Galatasaray.

Lojtari do të duhet të marrë një vendim në ditët në vijim, duke qenë se Barcelona, ​​shkruan Sport, nuk dëshiron të arrijë në fund të merkatos me këtë situatë të pazgjidhur.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit