Barça, ja ofertat e çmendura që ka refuzuar Ansu Fati për katalanasit

22 Tetor 2021
15:37
Denis Hakanaj
back button

Duket se kanë qenë tre klubet që kanë provuar të tundojnë Ansu Fati para se ai të rinovonte me Barcelona-n.

Sipas spanjolles Cadena Cope, Liverpool, Manchester United dhe Paris Saint-Germain i kanë ofruar të riut më shumë para në krahasim me ofertën e Barçës.

Mundo Deportivo ka zbuluar se Djajtë e Kuq i kanë ofruar yllit të ri një rrogë 15 milionë euro në sezon. Gjithashtu, ata kanë qenë të gatshëm t’i paguajnë Barcelona-s 120 milionë euro.

Megjithatë, 18-vjeçari ka refuzuar çdo ofertë sepse nuk ka dashur klub tjetër përveç Barçës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit