“Barça Kids” e Hansi Flick i rezistoi Manchester City në provën e parë të turneut amerikan (2-2). Një ndeshje miqësore të cilën shumë lojtarë të Barçës e shfrytëzuan për të treguar veten. Pavarësisht mungesës së lojtarëve të rëndësishëm në skuadër, formacioni katalanas mburrej me talentin e ri dhe tregoi ton fizik optimal për të konkurruar ballë për ballë kundër “makinerisë së rëndë” të Pep.
“Stuhia” që shtyu ndeshjen për një orë e një çerek dukej se u pasua nga një “ortek” futbolli sulmues nga Manchester City. Në fakt, Barça mezi preku fushën e kundërshtarit në çerek orëshin e parë. Grealish e shqetësoi shumë Héctor Fort-in, Haaland për pak sa nuk shënoi me një goditje me kokë, që u shpëtua mes Iñaki Peña dhe shtyllës.
Menjëherë më pas, Barça do të zgjohej me dy paraqitje të thella nga Julián Araujo, i cili luajti si anësor. Dy krosimet e mira të meksikanit ishin paralajmërimi “culés”, i cili lejoi të dominohej, por me hapësira filloi ta tregojë kokën. Bernal justifikoi pritshmëritë e larta që ka krijuar me një nivel të shkëlqyer të shpërndarjes së topit. Të besuarit e Guardiolës u përplasën me Iñaki Peña dhe Casadó, derisa erdhi zhbllokimi i rezultatit nga Pau Víctor.
Pas golit të Barçës u rrit monopoli i “qytetarëve”. Calvin Phillips provoi një goditje dënimi, por mbrojtja e Barçës mbijetoi. Së pari, falë një pengese providence nga Sergi Domínguez. Më vonë, Julián Araujo bëri të njëjtën gjë. Me përfundimin e pjesës së parë, O’Reilly priti në zonë dhe barazoi. Edhe rezultati 1-1 dukej se i la të lumtur Blaugrana-t.
Në aksionin e fundit, Pablo Torre hapi hapësirë në zonë dhe mundi Ederson me një goditje të përpiktë. Kantabriani, një nga më të shquarit, duket se e ka bindur trajnerin gjerman. Pa posedim, por me qëndrim, rregull dhe efektivitet, skuadra e Flick shkoi në dhomat e zhveshjes duke lënë përshtypje të shkëlqyera.
Flick bëri tri zëvendësime me nisjen e pjesës së dytë. Álex Valle, Quim Junyent dhe Toni Fernández hynë për Fort, Vitor Roque dhe Julián Araujo, përkatësisht. Grealish krijoi shansin e parë të pjesës së dytë. Përgjigja erdhi nga Pau Victor pas një aksioni madhështor të Toni Fernández, i cili ishte shumë aktiv.
Kundërsulmi i Kovacic, të cilin Barça u desh ta ndërpriste, u finalizua nga Grealish. Me barazimin 2-2, Flick hodhi në lojë Astralaga, Darvich dhe Lewandowski, të cilët falën menjëherë atë që do të ishte 3-2 me një goditje të dështuar. Blaugrana-t treguan lodhje, por jo Casadó i pandalshëm, me bateri të pashtershme. Çfarë shfaqjeje, ajo e skuadrës së të rinjve blaugrana.
Balde, Íñigo, Cuenca, Oriol Romeu dhe Guille Fernández hynë në fushën e lojës në çerek orëshin e fundit. Nata u mbyll për Bernal dhe Casadó, të cilët me paraqitjen e tyre e bëjnë më pak të nevojshme nënshkrimin e një mesfushori. Te penalltitë, Astralaga doli hero, duke ndalur dy goditje për t’iu dhënë fitoren zyrtare “culés”.
Ndërsa pret për nënshkrimet, Flick mund të marrë frymë pak më lehtë. “Adoleshentët” e tij dolën në fushë për “ta ngrënë barin” dhe treguan se ka shumë për të ëndërruar. Real Madridi tashmë është duke pritur në New Jersey.