Barça kthehet te fitorja me “të padëshiruarin”, Griezmann “mban në lojë” Atletcio-n (Video)

28 Maj 2023
20:55
Denis Hakanaj
back button

Barcelona ka mundur 3-0 Mallorca-n e Muriqit në javën e 37-të të La Liga-s dhe është kthyer te fitorja në kampionat pas dy humbjeve radhazi të pësuara kundër Sociedad dhe Valladolid.

Ndeshja e luajtur në Camp Nou nuk ka pasur shumë histori me protagonistin e ndeshjes që ka qenë Ansu fati, autor i dy golave (1′, 24′).

BSRCELONA-MALLORCA – 1-0 – FATI – VIDEO

Ylli i ri katalanasve flitet se do të jetë një nga të sakrifikuarit në merkaton e verës nga Barcelona për të rregulluar problemet ekonomike që ka klubi dhe për t’i bërë vend Leo Messi-t.

Fitorja e Barcelona-s është bërë edhe më e lehtë nga kartoni i kuq i marrë nga Ndiaye në minutën e 14-të, me Mallorca-n që ka luajtur me një lojtar më pak për pjesën më të madhe të ndeshjes.

BARCELONA-MALLORCA – 2-0 – FATI – VIDEO

Në pjesën e dytë, në minutën e 70-të, ka ardhur edhe goli i tretë i katalanasve i shënuar nga Gavi.

Fitore edhe për Atletico Madrid. Skuadra e Simeone-s ka mundur 2-1 në shtëpi ekipin e Sociedad dhe ka shkuar vetëm një pikë larg Real Madrid-it të venditt të dytë kur ka mbetur edhe një javë për t’u luajtur.

Protagonisti i ndeshjes në Metropolitano ka qenë Antoine Griezmann, autor i një goli dhe i një asisti. Sroloth ka shënuar për Sociedad në fundin e ndeshjes duke fiksuar rezultatin në 2-1.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit