Barça mendon se do të jetë më i mirë se Busquets, Arsenal i bën ofertën e frikshme

26 Korrik 2024
11:17
Denis Hakanaj
back button

Arsenali thuhet se ka i ofruar një marrëveshje marramendëse një lojtari që Barcelona beson se do të bëhet edhe më i mirë se Sergio Busquets.

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta kërkon përforcime përpara sezonit të ri të Premier League dhe një mesfushor i ri është në krye të listës së tij të blerjeve.

Topçinjtë kanë bërë përparim të jashtëzakonshëm nën drejtimin e spanjollit në sezonet e fundit, por sezonin e kaluar ata humbën garën për titullin në Premier League kundër Manchester City në javën e fundit.

Një sulmues efikas para portës është padyshim përforcimi që do të përmirësonte më shumë Arsenalin, por edhe një goditje në mesfushë sigurisht që do të ndihmonte për të mbyllur akoma më shumë diferencat mes tyre dhe Cityt.

Arsenali ka qenë i lidhur me Mikel Merino të Real Sociedad.

Megjithatë, duket se Arteta donte të riun e Barcelona-s, Marc Bernal, në atë masë sa Arsenali i ofroi 17-vjeçarit një ‘marrëveshje të frikshme’.

Sipas gazetës katalanase e-Noticies, Arteta ka këmbëngulur për nënshkrimin e tij.

Megjithatë, për fat të keq për tifozët e Arsenalit, duket se i riu do të qëndrojë aty ku është.

Flick thuhet se beson se Bernal, i cili bëri 31 paraqitje për ekipipin e dytë të Barçës sezonin e kaluar, mund të bëhet edhe më i mirë se legjendar Busquets, i cili fitoi nëntë La Liga dhe tre Champions League gjatë periudhës së tij 15-vjeçare në klubin spanjoll.

Bernal pritet të jetë një lojtar i rregullt i skuadrës së parë të Flick sezonin e ardhshëm, pasi Barcelona.

Për Arsenalin, kërkimi për një mesfushor të ri duket se do të vazhdojë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit