Barça mund Real-in, Ancelotti: “Nuk duhet të ekzagjerojmë” (Video)

4 Gusht 2024
9:29
Denis Hakanaj
back button

Carlo Ancelotti dha mendimin e tij për humbjen 2-1 të Real Madridit në miqësoren kundër Barcelonës të shtunën (3 gusht) në stadiumin MetLife në New Jersey.

Pau Victor vazhdoi formën e tij të shkëlqyer para-sezonale teksa shënoi dy gola (42′, 54′) për të çuar skuadrën e tij në avantazh 2-0.

Mesfushori nëntëmbëdhjetë vjeçar, Nico Paz, më pas realizoi një për Los Blancos tetë minuta para fundit të ndeshjes, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për të ndaluar Barçën të siguronte fitoren.

Real Madridi ishte gjithashtu pa lojtarë si Kylian Mbappe dhe Jude Bellingham, me dyshen ende me pushime. Barcelonës i mungonin edhe yjet e ekipit të parë si Frenkie de Jong dhe Gavi të dëmtuar.

Pas humbjes, Carlo Ancelotti u kujtoi tifozëve problemet e dëmtimit të ekipit të tij dhe kërkoi durim pasi sezoni nuk ka filluar ende. Ai tha:

“Objektivi tani është që të japim minuta dhe të aktivizojmë lojtarët e rikthyer në formë. Nuk po mendojmë për çështjen taktike apo gjëra të tjera, vetëm t’i mbajmë lojtarët që po punojnë tani në gjendje të mirë.

“Le të mos çmendemi për rezultatin. Këto janë ndeshje parasezonale, na mungojnë tetë lojtarë… Rezultati nuk është aq i rëndësishëm për ne sa futja e lojtarëve në formë të mirë”.

Real Madridi do të luajë në një miqësore kundër Chelsea-t (6 gusht) përpara se të përballet me Atalanta-n në Superkupën e Europës më 14 gusht në Varshavë, Poloni.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit