Barça përmbyset në dy minuta, Girona i dhuron titullin Real-it me një super “poker” (Video)

4 Maj 2024
20:32
Denis Hakanaj
back button

Girona ka mundur 4-2 Barcelona-n në javën e 34-t të La Liga-s dhe i ka dhuruar titullin Real Madrid-it dhe duke u kualifikuar për herë të parë në Champions League.

Derbi katalanas i luajtur në “Estadio Municipal de Montilivi” ka qenë spektakolar.

Girona 0 – [1] Barcelona – Andreas Christensen 3′ – Video

Girona [1] – 1 Barcelona – Artem Dovbyk 5′ – Video

Pas një pjese të parë të mbyllur me rezultatin 2-1 në favor të Barcelona-s falë një penalltie të Lewandowski-t (45+1′), vendasit kanë përmbysur gjithçka në pjesën e dytë.

Girona 1 – [2] Barcelona – Robert Lewandowski 45+2′ (P)- Video

Girona [2] – 2 Barcelona – Portu 65′ – Video

Portu ka barazuar në minutën e 65-të dhe Gutierrez ka kaluar në avantazh Girona-n në të 67-ën, para se Portu të kompletonte pokerin me një super gol në të 75-ën.

Girona [3] – 2 Barcelona – Miguel Gutierrez 68′ – Video

Girona [4] – 2 Barcelona – Portu 75′ – Video

Falë kësaj fitoreje, Girona është ngjitur në vendin e dytë të renditjes duke parakaluar pikërisht skuadrën e Xavi-t në renditje.

Standings provided by Sofascore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit