Barça “prek” 1/8 finale të Champions-it, trajneri Flick i lumtur: Kemi ekip të mrekullueshëm

27 Nëntor 2024
8:44
Alfred Lleshi
back button

Hansi Flick, trajneri i Barcelonës, u shpreh i kënaqur pasi skuadra e tij fitoi kundër Brestit, duke e bërë thuajse të sigurt kalimin në raundin tjetër të Champions League, me ende tri ndeshje grupi për t’u zhvilluar:
“Jam shumë i lumtur, e merituam me tre gola. Mund të shënonim edhe më shumë, por jam i kënaqur, sepse të vish nga ndeshja kundër Celta dhe të bësh një paraqitje të tillë është shumë mirë”.

Lidhur me dygolëshin e Lewandowskit, i cili u bashkua me klubin e golashënuesve me mbi 100 gola në Champions, Flick komentoi: “Ekipi e ndihmon Robertin të shënojë gola. Ai është i përgjegjshëm, e di që duhet të shënojë dhe gjendet në pozicionet e duhura për ta bërë këtë. Ekipi është i mrekullueshëm”.

Flick lavdëroi gjithashtu reagimin e Gerard Martín, i cili në ndeshjen ndaj Celta-s u zëvendësua në pjesën e parë për të shmangur kartonin e dytë të verdhë: “Ishte mirë që Gerard pati mundësinë të luajë, bëri paraqitje shumë të mirë”.

Një nga dyshet që po shkëlqen te Barça është ajo midis Casadó dhe Pedrit në mesfushë. Flick, megjithatë, nuk u surprizua nga performanca e të dyve: “Jo, nuk më befasojnë. I shoh çdo ditë në stërvitje dhe janë shumë të mirë. Pedri ishte i jashtëzakonshëm me topin, ndërsa Dani shënoi. Jam shumë i lumtur”.

Së fundi, për bisedat e tij pas ndeshjes me Lamine Yamal, trajneri gjerman nuk dha shumë detaje: “I thashë se pres të jetë me ne të shtunën kundër Las Palmas”.

Flick nuk zbuloi shumë as për bisedën që pati me Dani Olmo. “Herën tjetër eja me mua dhe dëgjoje vetë çfarë flasim…”, – i tha gazetarit duke qeshur.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit