Barça rikthen Coutinho te Liverpool, por e mban ende të “lidhur” lojtarin

15 Korrik 2019
17:58
Telesport
back button

Pas 18 muajsh në te Barcelona skuadra e Liverpool është gati të rikthejë në “Anfiled” sulmuesin brazilian Filippe Coutinho. “Reds” kanë paraqitur edhe një ofertë prej 88 milionë stërlinash (100 milionë euro), shumë që kënaq kërkesën e skuadrës katalanase.

Gjithsesi, Barcelona nuk dëshiron të heqë dorë nga Coutinho, ndaj ka kthyer përgjigje që është gati ta lërë të lirë lojtarin, por në formë huazimi për një vit. Sipas “Liverpool Echo”, Barcelona nuk dëshiron të dalë e humbur financiarisht nga shitja e lojtarit, që e bleu për 142 milionë stërlina.

Për këtë arsye, skuadra katalanase është e pavendosur nëse ta shesë lojtarin apo jo. Ndaj po mendon të lërë të lirë Coutinho për një vit, në formë huazimi, për ta rikthyer sërish në “Camp Nou” verën e ardhshme.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit