Barcelona e Hansi Flick ka marrë fitoren e katërt në po kaq ndeshje të luajtura në La Liga.
Një fitore e frikshme për blaugranat, të cilët kanë mundur 7-0 në shtëpi Valladolid-in.
Skuadra e Hansi Flick ka siguruar tri pikët që në pjesën e parë, e mbyllur në avantazh 3-0.
Raphinga ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 20-të me një finalizim të bukur dhe katër minuta më mbrapa Lewandowski ka dyfishuar avantazhin pas një asisti të Yamal.
Në fundin e pjesës së parë ka ardhur goli i tretë i shënuar nga Kounde pas një rrëmuje në zonën e rreptësisë.
Dominimi i katalanasve ka vazhduar në pjesën e dytë dhe ka sjellë katër gola të tjerë.
BARCELONA-VALLADOLID 7-0 – GOLAT – VIDEO
Raphinha ka kompletuar tregolëshin (64′, 72′), me asistet që kanë ardhur nga Lewandowski dhe Yamal, Olmo ka çuar shifrat në 6-0 në minutën e 83-të dhe Torres ka realizuar dy minuta më vonë pas një asisti të Raphinha-s.
Me fitoren e sotme, Hansi Flick është bërë trajneri i parë i Barcelona-s që fiton të katër ndeshjet e para të La Liga-s pas Ernesto Valverde (shtatë fitore në shtatë ndeshje në sezonin 2017/18).