Barça tremb Guardiola-n, City vihet në lëvizje për 80 milionëshin

29 Shtator 2022
11:29
Denis Hakanaj
back button

MANCHESTER CITY po planifikon bisedime me Bernardo Silva mbi planet e tij afatgjata mes interesimit të ri nga Barcelona. Asi portugez nuk e ka fshehur dëshirën e tij për t’u afruar me vendlindjen e tij gjatë dy viteve të fundit.

Raportet në Spanjë këtë javë thonë se gjigantët e Nou Camp do të lëvizin përsëri për yllin e vlerësuar me 80 milionë sterlina gjatë verës. City nuk dëshiron të humbasë Bernardo-n, i cili ka shkëlqyer gjatë qëndrimit pesëvjeçar në Etihad Stadium.

Dhe Qytetarët nuk do të detyrohen ta shesin atë me çmim të lirë, pasi ai ka ende më shumë se dy vjet e gjysmë të mbetur në kontratën e tij. Megjithatë, Pep Guardiola ka qenë i qartë se nuk do t’i mbajë lojtarët në klub kundër vullnetit të tyre nëse vjen një ofertë e përshtatshme.

Një ofertë e tillë nuk ka ardhur verën e kaluar, pavarësisht raporteve për një sulm të minutës së fundit nga Paris Saint Germain. Lojtari ka pasur një bisedë me klubin afër fundit të merkatos së kaluar dhe u zotua të jepte gjithçka për sa kohë që ai qëndron në Manchester.

Nga pikëpamja e stilit të jetesës, ai do të dëshironte të transferohej në Spanjë – edhe pse ai e pranon se në aspektin futbollistik është në vendin më të mirë të mundshëm.

City do të kërkojë të përcaktojë nëse ai është ende i prirë për të vazhduar më tej – ose nëse ai mund të tundohet nga një zgjatje e kontratës.

Kapiteni Ilkay Gundogan është në vitin e fundit të kontratës së tij dhe ende nuk është marrë asnjë vendim për të ardhmen e tij. Por nëse gjermani largohet dhe Silva e bën gjithashtu, do ta linte Cityn me një boshllëk të madh në mesfushë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit