Barca turpërohet përpara publikut dhe vërshëllehet, kapiteni Ter Stegen acaron katalanasit (VIDEO)

12 Gusht 2024
22:31
Telesport
back button

Nëse dita e mirë duket qe në mëngjes, tifozët e Barcelonës rrezikojnë të përjetojnë një tjetër sezon “te veshtire”. Debutimi sezonal në Estadio Olímpico Lluís Companys, shtëpia e Blaugrana-ve edhe për sezonin 2024/25, ndërsa pritet të përfundonte puna në Camp Nou-n e ri, ishte një hidherim: Monaco në fakt fitoi ndaj ekipit të Flick me një rezultat të qartë 3- 0 në trofeun e zakonshëm Gamper.

Një disfatë shqetësuese pesë ditë para fillimit të kampionatit. Katalanasit, të riorganizuar, por ende konkurrues, u rrëzuan në pjesën e dytë, pasi mbajtën në 45 minutat e para!

Camara hapi rezultatin në minutën e 50-të, Embolo dyfishoi epërsinë shtatë minuta më vonë, Mawissa Elebi e mbylli lojën 4 para fundit. Festa u kthye në shqetësim, duke alarmuar menjëherë trajnerin e ri Flick. Do të ketë shumë punë për të bërë.

Sakaq, edhe tifozeria ka pasur disa pakenaqesi dhe vershellima ne fund. Nje mbremje qe nisi me prezantimin e ekipit dhe nje episod qe revoltoi jo pak katalanas. Sepse kurre nje kapiteni i Barcelones nuk e kishte mbyllur nje diskutim te tij me fjalen “Visca el Barca”, pra “Jete e gjate Barcelones” por duke harruar “Visca Catalonia”, pra “Jete e gjate Katalonjes”.

TER STEGEN – VIDEO

Lajme të tjera

Lajmet e fundit