Barça vuan pa Messin, siguron finalen e Superkupës pas penalltive (VIDEO)

13 Janar 2021
23:53
Denis Hakanaj
back button

Barcelona është kualifikuar në finalen e Superkupës së Spanjës pasi ka eliminuar me penallti Real Sociedad.

Katalansit kanë vuajtur mungesën e Leo Messi-t, i cili nuk ka qenë në dispozicion për shkak dëmtimi.

Takimi i luajtur në Cordoba është zhbllokuar në minutën e 39-të nga De Jong, ndërsa Sociedad ka barazuar në minutën e 51-të me një penallti të Oyarzabal.

Pasi edhe koha shtesë është mbyllur në barazim, dy skuadrat i janë drejtuar pikës së bardhë të penalltive.

Marc-Andre Ter Stegen ka bërë dy pritje, ndërsa Puig ka realizuar penalltinë që i ka dhuruar Barcelona-s finalen.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit