Edhe pse Barcelona mori portierin polak Wojciech Szczęsny deri në fund të sezonit, për shkak të dëmtimit të Marc-Andre ter Stegen, skuadra katalanase po mendon për një të ardhme edhe më të lagërt.
I sapoardhuri është 34 vjeç, ndërsa gjermani është 32 vjeç. Ndaj, të dy konsiderohen në vitet e fundit të karrierës së tyre lë lavdishme dhe klubi “blaugrana” po sheh për një portire të perspektivës.
Dhe, i pari në listën e presidentit Laporta është portugezi Diogo Costa. Portieri 25-vjeçar do të jetë objektivi i parë i merkatos së verës së ardhshme. Lajm ky që konfirmohet nga e përditshmje “AS”.
Media spanjolle se disa kontakte të para mes palëve ka patur, por problem do të jetë konkurrenca e madhe. Për Costa, që luan me Porto në vendlindje, është interesuar edhe ekipi i Manchester City (do të zëvendësonte Ederson).
Problem është disi edhe kostoja e tij e lartë, rreth 45 milionë euro dhe në këtë drejtim Barcelona e ka të humbur betejën me City. Kjo është hera e dytë që Barça kryqëzon rrugënb me portierin portugez.
Në vitin 2022, Diogo Costa ka qenë pranë katalanasve, kur Jorge Mendes, agjenti i portierit, ia ofroi atë Barcelonës për 15 milionë euro, por ajo marrëveshje nuk u finalizua kurrë. Tashmë palët po afrohen sërish…