Barcelona, blerja e Olmo-s shkakton një “viktimë”

8 Gusht 2024
14:56
Denis Hakanaj
back button

Barcelona ka siguruar Dani Olmo-n, i cili thuhet se ka nënshkruar një marrëveshje gjashtëvjeçare.

Ardhja e afërt e Dani Olmos duket se do të ketë pasoja në klub pasi më shumë lojtarë e gjejnë veten me valixhe në dorë.

Sulmuesi brazilian Raphinha është bërë lojtari më i fundit i mundshëm në listën e Barçës pasi lojtarë si Victor Roque, Jules Kounde, Inigo Martinez dhe Ferran Torres tashmë janë nxjerrë në shitje.

Klubi katalanas po bën gjithçka që është e mundur për të përmirësuar financat.

Sipas Diario SPORT, Barcelona e konsideron Raphinha-n një lojtar të rëndësishëm për skuadrën, por do të jetë e hapur ta shesë atë nëse marrin një ofertë të përshtatshme.

Arsenali thuhet se po shikon një lëvizje për Raphinha, të kryesuar nga drejtori i tyre sportiv, Gaspar Edu.

Klubi i Londrës veriore është i gatshëm të paguajë 50 milionë euro për të marrë brazilianin në Emirates Staidum dhe tashmë janë në kontakt me gjigantin spanjoll për marrëveshjen.

Raphinha mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2022 nga Leeds për një tarifë prej 58 milionë euro.

Në dy sezonet e tij të kaluara në klubin spanjoll, ai ka shënuar 20 gola dhe ka dhënë 25 asiste në 87 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit