Barcelona, çfarë “asisti” nga La Liga për sfidën e dyfishtë kundër Interit

18 Prill 2025
15:02
Alfred Lleshi
back button

Gjithçka në 16 ditë për tripletën sezonale. Fundi i sezonit për Interin dhe Barcelonën është “zjarr” i vërtetë. Të dyja ekipet janë ende në garë për të tre trofetë sezonalë dhe do të përballen mes tyre në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve më 30 prill e 6 maj. Në këtë sprint final, katalanasit kanë marrë së fundi një “asist” të çmuar nga La Liga, që pritet të ndikojë pozitivisht në përgatitjet e tyre për ndeshjet me zikaltrit.

Pas eliminimit të Real Madridit nga Arsenali, kampionati spanjoll ka vendosur ta zhvendosë ndeshjen e Barcelonës kundër Valladolidit nga e diela në të shtunë, në orën 21:00. Ndërkohë, Real Madridi do të luajë të dielën në orën 14:00.

Ky ndryshim i jep Barcelonës të njëjtat ditë pushimi që do të ketë edhe Interi, i cili sipas ‘Lega Serie A’ do të luajë kundër Veronës të shtunën, më 3 maj, në orën 20:45. Një tjetër ngjashmëri në një fund sezoni pothuajse identik për të dyja ekipet, edhe pse katalanasit, të parët në La Liga me 4 pikë avantazh ndaj Real Madridit dhe finalistë të Kupës së Mbretit, duken se kanë një kalendar edhe më të vështirë sesa skuadra e Inzaghit.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit