Ronald Araujo dëmtoi tendinën e Akilit gjatë Kupës së Amerikës, ne ndeshjen e luajtur me Uruguain. Sot mbrojtësi i Barcelonës iu nënshtrua një operacioni, i cili ishte shumë i suksesshëm, siç njoftoi vetë klubi Blaugrana përmes një shënimi të publikuar në faqen e tij zyrtare:
“Lojtari i ekipit të parë Ronald Araujo iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm këtë të hënë për një dëmtim ne kofshën e djathtë. Ky operacion u krye nga Dr. Lasse Lempainen, nën mbikëqyrjen e shërbimeve mjekësore të klubit, në Turku (Finlandë). Momenti i kthimit të tij ndaj konkurrencës do të shënohet nga evolucioni i tij.”
Uruguaiani i lindur në ’99 mund të qëndrojë jashtë fushës deri në katër muaj dhe për këtë arsye nuk do të kthehej në fushë para dhjetorit, pra në kampionat.
Vendimi për të bërë një operacion, zbulon gazeta spanjolle Relevo, ka lindur pas një diskutimi me mjekët e Barçës dhe agjentin e tij besnik. Sepse nëse do të kishte zgjedhur një trajtim më konservativ, koha e parashikuar do të ishte rreth dy muaj, por dëmtimi nuk do të ishte zgjidhur plotësisht.