Barcelona dhe Fenerbahce diktojnë në Euroleague, garë e fortë për një vend në play off

14 Nëntor 2024
10:11
Telesport
back button

Janë zhvilluar në mesjavë ndeshjet e raundit të nëntë të Euroleague në basketboll për meshkuj. Ekipet e Barcelonës dhe Fenerbahce udhëheqin së bashku klasifikimin me nga 7 fitore secila.

Ekipi katalanas fitoi 87-79 në fushën e vështirë të Partizan Beograd, ndërsa turqit e Fenerbahce mundën 87-76 Bayern Munich. Më pas, me nga 5 fitore secila vijnë 5 skuadra që luajnë për një vend në play off.

Në ndeshjet e fundit, Real Madrid mundi pa probleme 98-86 Virtus Bologna, ndërkohë që pas kohës shtesë fitoi Alba Berlin, që mundi 105-101 Armani Milano. Fitojnë edhe kampionët në fuqi të Panathinaikos, 93-87 ndaj Maccabi.

Euroleague – raundi i 9-të

Fenerbahce – Bayern Munich, 87-76

Monaco – Crvena Zvezda, 90-98

Olympiacos – Villeurbanne, 94-92

Alba Berlin – Armani Milano, 105-101

Panathinaikos – Maccabi Tel Aviv, 93-87

Baskonia Gasteiz – Anadolu Efes, 84-89

Real Madrid – Virtus Bologna, 98-86

Partizan Beograd – Barcelona, 79-87

Paris Basketball – Zalgiris Kaunas, 83-77

Lajme të tjera

Lajmet e fundit