Barcelona dhe italianët, një dashuri që nuk lulëzoi kurrë në fushë. A do të ketë sukses Chiesa?

21 Gusht 2024
8:32
Alfred Lleshi
back button

Nga Juventusi te Barcelona? A do të jetë ky fati i Federico Chiesa? Ajo e lojtarëve italianë dhe e klubit Blaugrana është një histori e transferimeve të pakta dhe të përziera. Sepse krahasuar me 40 lojtarë brazilianë, 23 holandezë, 22 argjentinas dhe madje 7 paraguajanë, Italia mund të llogarisë vetëm 4 futbollistë italianë në historinë e saj, që kanë veshur fanellën prestigjioze të klubit katalanas.

Chiesa…, ashtu si Zambrotta?
Një nga katër lojtarët italianë që zbarkuan në Katalonjë nga Juventusi ishte pikërisht Gianluca Zambrotta. Mbrojtësi i krahut ishte në kulmin e karrierës së tij, pas 7 vitesh bardhezi u transferua në “Camp Nou”. Ai qëndroi te Barça për 2 vite, kur arriti të fitojë vetëm një Superkupë të Spanjës, duke luajtur gjithashtu dy Champions League dhe një Kupë të Botës për Klube.

Shembulli ndryshe i… Thiago Motta
Në atë kohë Thiago Motta ishte ende ‘brazilian’, nëse nënkuptojmë natyralizimin që bëri trajneri aktual i Juventusit për të luajtur me kombëtaren e Italisë në vitin 2011. Në atë kohë Motta ishte në ekipet kombëtare të të rinjve brazilianë, Barça ishte klubi i parë europian dhe gjithashtu i debutimit të tij mes profesionistëve në Kontinentin e Vjetër. 8 sezone, 147 ndeshje dhe 10 gola. Sigurisht më shumë se Francesco Coco dhe Demetrio Albertini, dy italianët e tjerë që kanë veshur fanellën e Barcelonës. I pari nga vera e vitit 2001 deri në atë 2002, me 33 ndeshje, por pak gjurmë nga vetja para se të kthehej në Milano, nga erdhi. Për Albertinin ishte minutat e fundit e karrierës së tij, 6 muaj në fillim të vitit 2005, përpara se “t’i varte këpucët në gozhdë”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit