Barcelona dorëzohet para ofertës së majme, mesfushori brazilian gati të shkojë në Arabi

26 Mars 2024
9:31
Telesport
back button

I ardhur një vit e gjysmë më parë te Barcelona nga Leeds United (verën e vitit 2022), mesfushori brazilian Raphinha mund të lërë shumë shpejt “Camp Nou”. 27-vjeçari ka një kontratë deri në vitin 2027 me katalanasit, por ajo mund të ndërpritet pas disa muajsh.

E përditshmja britanike “The Sun” konfirmon se skuadra e Al-Hilal po ndjek nga afër mesfushorin, për të cilin është gati të bëjë të pamundurën për ta sjellë në Arabi. Kostoja e këtij transferimi mund t’i kushtojë ekipit arab rreth 80 milionë euro.

Lojtari është mjaft i rëndësishëm për katalanasit (15 gola në 78 ndeshje zyrtare), por përballë vështirësive financiare largimi mund të ndodhë shumë shpejt. Për këtë arsye, Al-Hilal po shpreson t’i prishë mendjen lojtarit dhe klubit spanjoll, për të mbyllur marrëveshjen.

Oferta që parashikohet të vijë nga Lindja e Mesme është shumë e mirë, çka do të detyrojë presidentin Laporta të ngrejë “flamurin e bardhë”. Kontaktet e para kanë nisur, por palët po heshtin për momentin dhe pritet të mbyllin gjithçka pas përfundimit të sezonit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit