Barcelona e do përjetësisht, por Messi nuk nxiton

11 Nëntor 2019
20:58
back button

Ideja për t’i propozuar Lionel Messit një kontratë të përjetshme ka qarkulluar prej kohësh në mendjen e presidentit të Barcelonës, Josep Maria Bartomeu. Nga ana tjetër, vetë numri 10 nuk duket se nxiton.

Përkundrazi, shpesh herë ka shprehur vullnetin e tij për të qëndruar te Barcelona deri më fund të 2021 dhe për të mos aplikuar klauzoën që do t’i lejonte të largohej nga Katalonja në qershorin e ardhshëm.

Sikurse bën me dije “Marca”, ylli argjentinas nuk ka asnjë qëllim që të konsiderojë idenë e rinovimit të kontratës, të paktën jo deri në skadimin e saj, për të mësuar se si do të reagojë fiziku i tij në vitet e ardhshme, sikurse dhe për tu njohur me objektivat dhe ambiciet e klubit.

“Është vullneti I të gjitha palëve të përfshira, për të tejzgjatur kontratën e Messi-t me kohë të papërcaktuar. Bëj gjithmonë një krahasim me Pele, një futbollist që ka përfaqësuar gjithmonë vetëm një klub në Brazil”. 

“Nuk kam dyshime se Messi, pasi të ketë përfunduar karrierën e tij si futbollist, do të vijojë të jetë i lidhur me këtë klub për të gjithë jetën e tij”, deklaroi presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu në një intervistë të dhënë në lidhje me të ardhmen e fenomenit argjentinas.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit