Barcelona e mallkuar; dëmtohet edhe mbrojtësi tjetër. Humbet dy ndeshjet e Champions-it ndaj Interit

28 Shtator 2022
14:45
Alfred Lleshi
back button

Tri deri në katër javë pushim për Hector Bellerin. Këto janë periudhat e rikuperimit për mbrojtësin e Barcelonës, i cili sot iu nënshtrua testeve mjekësore, që zbuluan një dëmtim në shputën e këmbës së majtë.

Prandaj, anësori azulgrana do të humbasë ndeshjen e dyfishtë të Ligës së Kampionëve me Interin (në “San Siro” më 4 tetor dhe kthimin në “Camp Nou” më 12 tetor), ashtu si dhe lojtarë të tjerë të Barçës.

Mes tyre edhe mbrojtësi Ronald Araujo, i lënduar pas vetëm 1 minute lojë në miqësoren Uruguaj-Iran (me FIFA që do të dëmshpërblejë Barcelonën) dhe që i është nënshtruar një operacioni në Finlandë për dëmtim të tendinit të kërdhokullës së këmbës së djathtë.

Sikurse duket, Barcelona është përfshirë nga emergjenca në mbrojtje, sepse edhe Koundé pësoi dëmtim me kombëtaren dhe nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Xavi.

Sipas shtypit spanjoll, mbrojtësi qendror uruguajan do të jetë jashtë fushave për të paktën dy muaj, rrezikon të humbasë edhe Kupën e Botës së Katarit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit