Barcelona e përgjysmuar për debutimin në Champions, plot 7 lojtarë mungojnë ndaj Monaco

18 Shtator 2024
19:03
Telesport
back button

Barcelona ka publikuar së fundmi listën me emrat e lojtarëve të thirrur nga trajneri Hansi Flick për ndeshjen debutuese në Champions League kundër Monaco. Kjo ndeshje do të luhet ditën e enjte.

Në fakt, në listë është përfshirë Ansu Fati, një sulmues që u kthye nga huazimi te Brighton në verë dhe dëmtoi shputën e këmbës së djathtë në fillim të sezonit.

Ky problem e pengoi lojtarin të merrte pjesë në turneun e SHBA-ve, por mbi të gjitha në pesë ndeshjet e para të La Liga.

Megjithatë, ajo që bie në sy është lista e gjatë e lojtarëve që mungojnë, për shkak dëmtimi.

Kështu, për takimin në Champions mungojnë shtatë lojtarët kryesorë nga skuadra katalanase si Ronald Araujo, Andreas Christensen, Gavi, Marc Bernal, Frenkie De Jong, Fermín López dhe Dani Olmo.

Mungesa që bëjnë me dhimbje koke trajnerin Hansi Flick, që duhet të ndërtojë një ekip nga e para.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit