Barcelona frikë nga eliminimet e turpshme, komenti për shortin e tregon qartë

16 Dhjetor 2019
13:09
Eraldo Harlicaj
back button

Zyrtari i Barcelonës, Guilermo Amor, ka folur në lidhje me shortin kundër Napolit. Ai mendon se ekipi napolitan duhet vlerësuar në maksimum, pasi mendons e nuk duhet t’i lënë vend surprizave ashtu siç ndodhi me Romën dhe Liverpoolin. 

“Ndeshje e komplikuar. E dinim se mund të luanim kundër secilit prej atyre ekipeve dhe mund të ishte short më i mirë, por dhe më i keq, nëse them diçka të tillë do të ishte mungesë respekti për të tjerët. Napoli është një skuadër për t’u respektuar dhe një qytet me fansa të zjarrtë. 

“Kanë ndryshuar trajnerin, por do të shohim se si do të arrijmë deri te ndeshja. Ne do të mundohemi që të mbyllim gjithçka në Camp Nou. Nëse do të luanim tani ndaj tyre pas largimit të Ancelottit do të kishim avantazh, por deri në shkurt kanë kohë të punojnë me trajnerin e ri”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit