Barcelona gati ofertën e çmendur për Mbappenë, 120 mln euro dhe dy yjet e ekipit

5 Dhjetor 2019
9:57
Eraldo Harlicaj
back button

Një lajm i fortë vjen nga Spanja! Gazetari i El Chiringuitos, India, tronditi opinionin publik me deklaratën e lëshuar për merkaton e Barcelonës nga studioja e emisionit. Kampionët e Spanjës do të ofrojnë 120 milionë euro plus Griezmann dhe Dembelenë për sulmuesin Kylian Mbappe. 

Një ofertë fantastike dhe shumë joshëse për klubin francez. PSG ka kërkuar në merkato dhe Dembelenë dhe Griezmannin, por nuk arriti t’i rrëmbente, pasi i pari nuk pranoi shkëmbimin në operacionin Neymar, ndërsa kampioni i botës zgjodhi kalimin te Barcelona. Sezoni aktual nuk ka qenë aspak pozitiv për Griezmannin që nuk po gjen kiminë me sistemin e Barces, ndërsa Dembele nuk po luan prej dëmtimesh. 

Oferta po përgatitet dhe mund të bëhet zyrtare, ndërsa topi ka kaluar në krahun e PSG-së. Janë drejtuesit që do të vendosin për këtë ofertë joshëse. Ata e konsiderojnë të pashitshëm Mbappen dhe po mundohen të rinovojnë me të, por në kushtet kur sulmuesi dëshiron të largohet nga kryeqyteti francez gjithçka mund të ndodhë. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit