Barcelona, gati të sakrifikojë Lewan dhe Raphinha-n për yllin e rivalëve

7 Maj 2024
15:03
Denis Hakanaj
back button

Barcelona thuhet se është e gatshme të shesë Robert Lewandowski-n dhe Raphinha-n në mënyrë që të financojë një lëvizje për sulmuesin e Athletic Bilbao Nico Williams në verë.

Sipas El Nacional, kërkuesit më të mundshëm të polakut vijnë nga Arabia Saudite. Ky raport pretendon se skuadrat Saudi Pro League janë gati të ofrojnë më shumë se 50 milionë euro për sulmuesin.

Lewandowski ka edhe dy vite të mbetura nga kontrata e tij me Barçën dhe po hyn në vitet e fundit të karrierës së tij. 35-vjeçari ka luajtur 45 ndeshje në të gjitha kompeticionet këtë sezon, duke shënuar 24 gola dhe duke dhënë nënt asiste.

Ndërkohë, Raphinha besohet se ka disa klube të Premier League të interesuara për të. Ky raport pretendon se këto skuadra angleze do të ishin të gatshme të paguanin rreth 60 milionë euro për të siguruar shërbimet e brazilianit.

Gjatë kohës së tij te Barcelona, Raphinha nuk ka arritur të konfirmohet si një nga titullarët e skuadrës. Në përgjithësi, ai ka luajtur 85 ndeshje në të gjitha kompeticionet për Blaugranat, duke shënuar 19 herë dhe duke dhënë 24 asiste.

Nëse shiten këta dy lojtarë, katalanasit do të jenë në gjendje të finalizojnë një marrëveshje për objektivin kryesor të raportuar të verës, Williams. Anësori 21-vjeçar ka luajtur 34 ndeshje në të gjitha kompeticionet këtë sezon, duke shënuar shtatë gola dhe duke dhënë 16 asiste.

Ai mund të sigurojë vendin në krahun e majtë të Barcelona-s pasi Lamine Yamal ka blinduar krahun e djathtë. Megjithatë, Williams do të përballet me konkurrencë nga Ferran Torres dhe Fermin Lopez.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit