Barcelona, gati të shesë yllin 60 milionësh në 2025-ën

24 Nëntor 2024
13:56
Telesport
back button

Barcelona duket se është gati ta shesë mesfushorin Frenkie de Jong në sesionet e ardhshme të merkatos, sipas Fichajes.net.

Holandezi ka qenë në radarët e klubeve kryesore të Europës si Manchester United dhe Paris Saint-Germain për një kohë të gjatë.

Kontrata e lojtarit me katalanasit skadon në verën e vitit 2026-të.

Pavarësisht nga kjo, Barça duket se do të kërkojë ta shesë në 2025-ën për shkak të problemeve financiare të klubit.

Edhe pse De Jong ka një vlerë 60 milionë euro në Transfermarkt, klubi spanjoll është i gatshëm ta shesë për 10 milionë euro më pak.

Barcelona do të mund t’i përdorë më pas paratë e fituara nga shitja e tij për të përforcuar ekipin veçanërisht sulmin, duke parë se në 2025-ën pritet të largohen edhe Ansu Fati me Ferran Torres.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit