Trajneri i Barcelona-s, Hansi Flick, ka vënë në shënjestër mesfushorin e Napoli-t dhe Sllovakisë, Stanislav Lobotka.
Katalanasit kërkon përforcime cilësore në mesfushë.
Ylli i Napoli-t, Lobotka, luajti një rol kryesor në fitoren e titullit në 2023-shin.
29-vjeçari ka treguar cilësi të shkëlqyera për skuadrën italiane, duke bërë që klubet nga e gjithë Europa, përfshirë Barcelona-n, të jenë të interesuara.
Sipas një raportimi të Fichajes.net, Barça pritet të bëjë një lëvizje për mesfushorin.
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ashtu si paraardhësi i tij Xavi, është ende në kërkim të një zëvendësuesi të Sergio Busquets.
Stanislav Lobotka nuk është i panjohur për futbollin spanjoll, pasi ka luajtur për Celta Vigo-n nga viti 2017 deri në vitin 2020.
Mesfushori ka luajtur 172 ndeshje që kur iu bashkua Napolit dhe ka kontratë me klubin deri në vitin 2027, duke e bërë të ndërlikuar një transferim të mundshëm.
Hansi Flick duket se e dëshiron mesfushorin dhe klubi do të bëjë gjithçka që mundet për ta marrë sllovakun.