Barcelona harron zhgënjimin “Messi”, gati super “dhurata” e parë për Xavi Hernandez!

9 Qershor 2023
18:58
Telesport
back button

Me largimin e Lionel Messit, Barcelona kthen faqen dhe synon një goditje të madhe në një transfertë të lirë: sipas asaj që raportohet nga Mundo Deportivo, klubi katalanas po shtrëngon për Ilkay Gundogan, i cili nuk do të rinovojë me Manchester Cityn.

Marrëveshja për mesfushorin gjerman është për tre sezone dhe Barça po nxiton të mbyllet sa më shpejt për të kënaqur Xavi, i cili ka kërkuar shprehimisht blerjen. Edhe PSG eshte ne gare aq sa ka kerkuar informacione me agjentet e tij.

Gjithashtu ka pasur oferta nga Premier League por mesfushori ka refuzuar sepse nuk deshiron ta shohe veten me nje tjeter fanelle qe te mos jete ajo e Man City. Nderkohe, deshira e tij do te ishte te transferohej ne Serie A pasi ne Itali ai ka jetuar momentet me te bukura dhe ka lindur djali i tij por megjithate do te duhet nje oferte e mire ne kontraten e tij…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit