Barcelona hedh poshtë propozimin e Juves, presion lojtarit titullar

30 Maj 2020
12:33
Eraldo Harlicaj
back button

Barcelona dhe Juventusi po negociojnë prej kohësh për një marrëveshje që në parim është dakord me dy klubeve. Katalanasit dhe torinezët duan të shkëmbejnë Arthurin dhe Miralem Pjanic mes tyre.

Lëvizja ka ngecuar nga dëshira e brazilianit për të qëndruar në Spanjë. Kampionët e Italisë në moment kërkuan që të përfshihej në marrëveshje Ansu Fati, por diçka e tillë nuk ndodhi dhe u refuzua menjëherë nga gjigantët e Spanjës.

AS shkruan sot se drejtuesit e Barcelonës duan të çojnë Arthurin drejt skuadrës së drejtuar nga Maurizio Sarri. Ata nuk e duan në skuadër dhe trajneri Quique Setien ka qenë shumë i qartë me futbollistin e tij. Numri një i stolit u ka kërkuar drejtuesve që ta largojnë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit