Barcelona planifikon të hyjë në garë për sulmuesin e Liverpool, Darwin Nunez. Katalanasit duan të sigurojnë një lojtar pasues për polaku Robert Lewandowski.
Uruguaini është sulmues i klasit botëror, por nuk e ka shprehur veten ende në Anfield. Ai luan mirë me topin, por nuk e gjen me lehtësi rrjetën.
Barcelona synon të shfrytëzojë këtë ngërç të lojtarit shtatlartë për ta blerë sa më lirë, duke qenë se Liverpool ka plane të tjera.
Kostoja e Nunez mund të shkojë 65 mln euro, më pak nga sa u ble nga klubi anglez dy vite më parë.