Barcelona duket se ka hequr dorë nga blerja e sulmuesit të Manchester Cityt, Erling Haaland.
Norvegjezi ka qenë i lidhur me Barçën që nga fundi i sezonit të kaluar, El Chiringuito thotë se katalanasit nuk kanë plane të menjëhershme për ta marrë.
Në vend të kësaj, Barça do të ketë përparësi nënshkrimin e një sulmuesi krahu në 2025 dhe gjithashtu planifikon të zgjasë kontratën e Robert Lewandowski me dy vjet deri në vitin 2027.
Haaland, ndërkohë, është gjithashtu në bisedime të avancuara me Cityn për një kontratë të re.