Ditëlindja e 23-të do të kujtohet gjatë nga mbrojtësi meksikan Julian Araujo, pasi ai largohet përgjithmonë nga Barcelona dhe kalon te Bournemouth. Lojtari ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2029 me ekipin e Premier League.
Kostoja e operacionit është rreth 10 milionë euro, dyfishi i asaj që klubi “blaugrana” shpenzoi për të rrëmbyer në janar 2023. Trajneri i Bournemouth, Neill Blake, tha: “Julián është një lojtar që e kemi ndjekur prej disa kohësh dhe ne jemi të kënaqur që e sjellim këtu”.
“Ai është një lojtar i ri me potencial të madh, ne jemi të kënaqur që kemi mundur shumë konkurrentë për të fituar. Mendoj se i kemi të gjitha mjetet për ta lejuar atë të përmirësojë cilësinë që tashmë posedon dhe ne mezi presim ta mirëpresim atë në Vitality Stadium”, tha Blake.
Araujo e kaloi sezonin e kaluar si huazim te Las Palmas, ku luajti 25 herë (realizoi 1 gol) dhe ndihmoi klubin e sapo promovuar të qëndronte në ligën spanjolle.