Barcelona humb durimin, i jep ultimatum yllit. Problemi janë menaxherët

1 Dhjetor 2021
17:43
Denis Hakanaj
back button

Koha po mbaron dhe retë mbi të ardhmen e Ousmane Dembele vazhdojnë të shtohen.

Mbas një muaji, francezi do të jetë i lirë të negociojë me çdo klub, një mundësi që katalanasit duan ta shmangin me çdo kusht.

Dëshira për të rinovuar ekziston, por francezi nuk ka dhënë akoma një përgjigje të qartë.

Sipas Mundo Deportivo, blaugranat duket se kanë vendosur t’i japin një ultimatum: nëse nuk do të vijë një përgjigje në dy javët e ardhshme (brenda 15 dhjetorit), kjo histori do të mbyllet.

Por ka më shumë: futbollisti duket se i ka dërguar klubit sinjale pozitive, ndërsa menaxherët, siç ndodh shpesh, duan që të ndryshojë mendim për shkak të komisioneve.

Manchester United dhe Newcastle vazhdojnë ta ndjekin me interes.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit