Duke pare problemet ne mbrojtje, Barcelona mund të arrijë marrëveshjen për të nënshkruar me Jonathan Tah qe ne janar per te mos lejuar keshtu hapesira ta humbë, te pakten sipas asaj qe raporton gazetari Lluis Miguelsanz i Diario Sport.
Burimet brenda klubit kanë konfirmuar interesimin e tyre për të transferuar gjermanin, duke theksuar se negociatat janë duke ecur mirë. Katalanasit po i ofrojnë mbrojtësit një marrëveshje trevjeçare me opsionin e zgjatjes së saj edhe për një vit shtesë. Përgjigja përfundimtare e lojtarit duhet të vijë para datës 15 janar.
Barcelona eshte keshtu në bisedime të avancuara për të nënshkruar me Jonathan Tah, pavarësisht konkurrencës së Real Madridit. Tah thuhet se është tërhequr nga mundësia për t’iu bashkuar Blaugranave.
Më herët u raportua për një takim ‘pozitiv’ mes drejtorit sportiv të Barcelonës, Deco, dhe agjentit të Jonathan Tah, Pini Zahavi. Nëse transferohet, Tah do t’i bashkohej klubit si lojtar i lirë nga Bayer Leverkusen verën e ardhshme.