Barcelona i falet një “muri”, askush më mirë se ai në Europë

24 Janar 2023
15:16
Denis Hakanaj
back button

Në vendin e parë të Barcelona-s në La Liga dhe në trofeun e parë të Xavi-t në drejtim të klubit katalanas është padyshim edhe dora e portierit Marc-André Ter Stegen.

Futbollisti gjerman, të cilit i janë thurur lavde në këto orë nga shtypi spanjoll, por regjistron numra shumë të rëndësishëm dhe pakrahasueshëm me homologët e tij në Europë.

Në fakt, gjermani kryeson një renditje të veçantë duke marrë parasysh kampionatet kryesorë europianë për përqindjen e gjuajtjeve të pritura në këtë sezon.

Siç ka bërë të ditur Opta, në fakt, 30-vjeçari Ter Stegen e ka shpëtuar klubin katalanasnë 84.6 për qind të rasteve në kampionatin aktual të La Liga-s.

Mes pesë të parëve është edhe Yehvann Diouf (Reims, 83,9%), Nick Pope (Neëcastle, 82,3%), Geronimo Rulli (Villarreal, 82,1%; i transferuar tek Ajax-i në fillimin e janarit) dhe Kepa Arrizabalaga (Chelsea, 82%).

Statistika është përllogaritur duke marrë në konsideratë vetëm ata portierë që kanë bërë të paktën 25 pritje në këtë sezon. Nëse Barcelona është kandidate për ta fituar kampionatin dhe, kushedi, edhe Europa League, pa dyshim merita është edhe e paraqitjeve të jashtëzakonshme të numrit një.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit