Barcelona jashtë Champions League, ja skuadra që përfiton

1 Qershor 2023
17:33
Denis Hakanaj
back button

Në pritje të një vendimi për Juventusin, UEFA mund të shkojë direkt në një tjetër klub i madh europian. Po flasim për Barcelonën, fituesit e këtij viti të La Liga-s.

Sipas zërave të fundit nga ‘ABC’ spanjolle, trupi më i lartë i futbollit europian i kryesuar nga Ceferin së shpejti mund të vendosë të përjashtojë blaugranat nga Champions League e vitit të ardhshëm.

Nuk është zyrtare, por pothuajse sipas mediave andaluze. Inspektorët e UEFA-s kanë mbyllur hetimet për ‘rastin’ Negreira, duke çuar në këtë përfundim: Barça të përjashtohet nga Champions League “për shkelje të kuadrit ligjor të organit europian”.

Tani topi do t’i kalojë Ceferinit: do të jetë në dorën e tij të vendosë nëse do ta pranojë apo jo kërkesën për një sanksion të formuluar nga Jean Samuel Leuba dhe Mirjam Koller Trunz, pra dy inspektorët e emëruar në Komitetin e Etikës dhe Disiplinës të UEFA-s më 23 mars për të hetuar, në fakt, ‘rastin’ Negreira.

UEFA rrezikon një padi milionere në rast të përjashtimit të menjëhershëm të Barcelonës, kjo pasi LIGA nuk mund të sanksiononte klubin e kryesuar nga Laporta.

Barcelona u kualifikua në fushë për Champions League 2023/2024. Në shortet e fazës së grupeve ata do të ishin në vazon e parë. Në rast të përjashtimit të Lewandowskit dhe shokëve të tij, dhe nëse LIGA nuk i heq titullin, kokë serie do të bëhet Feyenoord, fituesi i Eredivisie.

Holandezët do të dilnin kokë serie, pavarësisht se kush do të ngrejë Champions League më 10 qershor në Stamboll. Nëse Manchester City fiton, Feyenoord-it do t’i bashkohet edhe Salzburgu, kampion i Austrisë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit